Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi abuzoi seksualisht me një adoleshente.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, ata janë njohur në rrjete sociale dhe autori e ka bindur 15-vjeçaren që t’i shkonte në shtëpi.
Kevin Cungu është i riu që ra në pranga, ndërsa është autor i plagosjes së Rexhep Xhekjas në lagjen “5 Maji” në Tiranë në vitin 2020.
Teksa kishte dalë bashkë me mikun e tij, Rexhep Xhekja, të rinjtë janë përplasur me njëri-tjetrin.
Për motive të dobëta dy të rinjtë janë konfliktuar dhe Cungu ka nxjerrë armën duke e qëlluar në këmbë mikun e tij.
Në lidhje me ngjarjen ai u arrestua në vitin 2021 dhe u la në arrest shtëpie.
Kevin Cungu është vëllai i Markelian Cungut, i cili është i skeduar për një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në kryeqytet.
Po në vitin 2020 ai grabiti dhe plagosi me armë në banesën e tyre Petrit dhe Afërdita Laze.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel