“Fol me Anila Hoxhën”/ “Zgjidhja gjithmonë është goditja e vendimit të ekspulsit…”, avokati Bardhi tregon hapat që duhet të ndjekin qytetarët në këto raste!

01/09/2024 08:32

Në episodin e parafundit të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio është trajtuar tema “I ndaluar në Shengen” ku në fokus kanë qenë ekspulset që vendosin vendet e zonës Shengen ndaj shtetasve shqiptarë.

Shtatë vitet e fundit 47 mijë shtetas shqiptarë janë dëbuar, deportuar dhe u është vendosur ndalim hyrjeje në vendet e Europës për një periudhë të caktuar kohore. Bashkë me atë që njihet si ekspulsi apo “largimi me forcë i të huajit’ për një afat nga dy vjet, pesë dhjetë ose i përhershëm në të njëjtën kohë, në Shqipëri ka lindur një fenomen i ri. Ofrimi i shërbimeve avokatore për ta shuar dëbimin administrativ dhe gjyqësor.

Pjesë nga intervista:

Anila Hoxha: Në kushtet e një ekspulsi me afat të rinovuar ka një shpresë për të gjithë ata, të cilët mund t’iu ketë mbaruar koha dhe nuk kanë informacion që është rinovuar, për shkak të kësaj burokracie?

Krenar Bardhi: Po, ekzistojnë shumë raste psh. Italia, Franca edhe ndonjë shtet tjetër e aplikon këtë lloj procedure, kur në mënyrë automatike, nëse shtetasi nuk ka patur interes për shuarjen e kësaj mase, ato e ripërsërisin. Ka patur shumë raste, kur e kanë ripërtëritur.

Anila Hoxha: Cila është zgjidhja z.Bardhi?

Krenar Bardhi: Zgjidhja gjithmonë është goditja e vendimit të ekspulsit në shtetin të cilën e ka dhënë. Ka mënyra ku mund t’i drejtohesh një shteti europian dhe ky shtet europian bën kërkesën tek shteti tjetër europian. Pra, funksionon në mënyrë të brendshme.

Anila Hoxha: Dhe kërkesa i dorëzohet vetëm institucionit që e ka marrë vendimmarjen për një ndalesë të tillë apo jo?

Krenar Bardhi: Në rregulloren e Shengenit janë të përcaktuara edhe zyrat përkatëse përgjegjëse për trajtimin e këtyre çështjeve. Janë zyra sirenë quhen ndryshe dhe përveç kësaj, në këtë rregullore përcaktohet edhe autoriteti i mbrojtjes së të dhënave personale, në të cilin nëse ti nuk merr një përgjigje pozitive mund t’i drejtohesh autoritetit për mbrojtjen e të dhënave personale, themi ndryshe për t’a apeluar, pra, në momentin kur të dhënat e tua personale nuk janë trajtuar në mënyrën e duhur nga autoriteti i mëparshëm. Pra, Bashkimi Europian e ka rregulluar këtë lloj mënyrë ku ti i drejtohesh, mbete i pakënaqur mund t’a apelosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA