Berisha ironizon mbledhjen informale të qeverisë: Rama nuk shqiptoi një fjalë të vetme, ka marrë kartonin e kuq për integrimin

01/09/2024 21:16

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ironoi mbledhjen e sotme të qeverisë, që u zhvillua në Rezidencën Qeveritare në Dajt dhe zgjati tetë orë.

Në fjalimin e radhës nga ballkoni, Berisha komentoi fatktin se kryeministri nuk dha asnjë deklaratë pas përfundimit të mbledhjes. Sipas tij, “heshtja tregon kartonin e kuq që ndërkombëtarët i kanë nxjerrë për integrimin në union”.

“Të dashur miq, narko-qeveria filloi shtatorin si një qeveri mafioze. Sot ata u mblodhën me në krye kreun e Meduzës, i cili sapo u kthye si gaztor, si hokatar nga Klopsit u ndry me qeverinë e tij. Sipas ligjit të mafies, Omertas, pas 8 orësh mbledhje nuk tha një fjalë të vetme, sepse nuk kishte fytyrë, nuk mund të dilte para gazetarëve, për arsye se bilancet e tij dramatike, tragjike e bënin atë para shqiptarëve ashtu siç ishte hajdut, mashtrues, gaztor. Dhe tani së fundmi na del edhe fallxhor, edhe shikues filxhani në samite ndërkombëtare.

Të dashur miq, mediat e tij njoftuan se kanë diskutuar për integrimin. Para se të shkonte ai u tha shqiptarëve se do të merret me problemet e mëdha të integrimit të Shqipërisë, por u kthye me bisht ndër shalë, u kthye pasi i treguan brrylin.

Se nuk ka integrim me narko-shtetin që ke ndërtuar. Nuk ka integrim me dhunimin e votës së shqiptarëve. Nuk ka integrim me vjedhjen e papërmbajtur të pasurive dhe fondeve. Nuk ka integrim kurrë me burgosjet politike. Nuk integrim me trafiqet e helmeve, duke bërë Shqipërinë famëzeze në rajon dhe në botë, për trafiqe kriminale lëndësh të rrezikshme. Doli pas 8 orë mbledhje, nuk shqipëroi dot një fjalë të vetme, por heshtja e tij e akuzon më shumë se çdo gjë tjetër. Heshtja e tij dëshmon kartonin e kuq që i ka nxjerrë përfundimisht narko-trafikantit, kreut të narko-shtetit, Edi Rama”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA