Vodhi një automjet tip “Benz” nga garazhi dhe e braktisi në zonën e Laprakës, arrestohet 21-vjeçari

31/08/2024 10:40

Një 21-vjeçar nga Tirana është vënë në prangat e policisë për vjedhjen e një automjeti.

I riu ka vjedhur automjetin tip “Benz” në një garazh në rrugën “Xhanfize Keko”, e më pas e ka braktisur atë në zonën e Laprakës.

Mbi 21-vjeçarin A.H rëndon vepra penale Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Ky shtetas është dënuar edhe më herët për të njëjtën veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA