Sa kohë duhet të zgjasë një puthje për të zgjatur jetën tonë? Ja çfarë thotë mjeku: Ata që puthin gruan para se të…

31/08/2024 14:35

Një nga gjërat që na gëzojmë më shumë në jetë janë puthjet me partnerin, le t’i bëjmë ato të zgjasin.

Sipas Dr. John Gottman, psikologu i shquar, profesor në Universitetin e Uashingtonit , themelues i institutit homonim ( The Gottman Institute ) së bashku me gruan e tij, argumenton veçanërisht se gjashtë sekonda është kohëzgjatja ideale për të filluar sekretimin e oksitocinës, një hormon që është i lidhur me shumë përfitime shëndetësore.

Ai u shpreh se burrat që puthin gratë e tyre para se të nisen në punë, jetojnë katër vite më shumë se burrat që nuk e bëjnë këtë. Por puthja prej gjashtë sekondash që ne rekomandojmë ka më shumë potencial sesa thjesht një puthje e thjeshtë në faqe. Kështu sekretohet oksitocina.

“Dhe meqenëse është joreale të shikosh një kohëmatës gjatë puthjes, le t’i përmbahemi rregullit sa më shumë aq më mirë”. Pak më shumë oksitocinë nuk i ka dëmtuar askujt, me sa dimë, ka thënë mjeku.

Por edhe nëse një puthje nuk është pjesë e rutinës sonë të përditshme, ka gjeste alternative dashurie që janë lidhur me jetëgjatësinë, shton Dr. Gottman: Me një përqafim 20 sekondash ose një puthje prej gjashtë sekondash, ata të dy lëshojnë oksitocinë. Dhe kjo krijon një ndjenjë sigurie mendore dhe lidhjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA