“Dikur më vinit në lokomotivën me avull, tani në një makinë elektrike”, Rama batuta në Pragë: U rritëm në një vend ku imperializmi amerikan

31/08/2024 11:37

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë, në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024, në Panelin e diskutimit me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, moderuar nga gazetari i njohur i Ali Aslan.

Ai është pyetur se përse është e rëndësishme për Shqipërisë që të jetë një mbështetëse e palëkundshme për Ukrainën. Rama para se ti përgjigjej, pyetjes u shpreh se ishte shumë ndërruar që është ulur pranë dy nordikëve pasi duhej dielli në një vend të ftohtë siç është Praga. Madje shprehet se tai është ngritur në një nivel tjetër shoqërie në Europë.

Rama: Ne u ritëm në një vend ku Ushaingtoni e Praga ishin njësoj, nuk mund të vinim. Na thoshin që imperializmi amerikan ishte i njëjti djall dhe duhet të mbeteshim me Stalinin. Nuk ka asnjë interes, nuk ka asnjë nevojë ta shohësh Rusinë si aletet tonin për aq kohë sa rusi, ëndrra për një variant të caktuar të imperializmit nuk do të zhduket. Jemi i vetmi vend në Europë që prej 1990 nuk ka pasur asnjë vizitë, as nga autoritetet e larta në Moskë, apo autoritetet e larta të Moskës tek ne. Solidarizimi është me Ukrainën, në Eeuropë, në shekullin 21 në çdo mosmarrëveshje e të kuptuarit të fqinjësisë nuk zgjidhet duke çuar një ushtri.  Dua të përmend historinë mjaft treguese të himnit rus. Kur Stalini i kërkoi autorit që e shkroi të shkruante diçka shumë motivuese sep[se Bashkimi Sovjetik duhet të luftonte, autori e bëri. Kur Hrushovi erdhi në pushtet i kërkoi autorit të ndryshojë tekstin, edhe Jelcin i kërkoi të ndryshojë tekstin kur erdhi në pushtet se nuk ishte më BS, por ishte Rusia. Edhe kur Putin erdhi në pushtet kërkoi të ndryshojë tekstin, por muzika nuk ndryshoi kurrë në Rusi.

Kreu i qeverisë shqiptare nuk i kurseu batutat edhe për formatin e panelit teksa ishte në krah të kryeministres daneze dhe presidentit finlandez.

“Para se ti përgjigjem pyetjes tuaj nuk di se cfarë menduat kur më vutë pranë këtyre dy personave, sepse zakonisht më vini në lokomotivën me avull me njerëz nga Ballkani, me 5-6 njerëz, ndërsa tani jam në një makinë elektrike me dy nordikë. Ndihem shumë i nderuar. Jam ngritur në një nivel tjetër shoqërie në Evropë. E kuptoj që u ndjetë shumë vetëm në akull dhe do të donit pak diell nga Shqipëria për ta rritur pak temperaturën këtu”, tha Rama mes batutave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA