Qëlluan me armë zjarri drejt shoferit në fshatin Dushnik dhe u larguan, kapet personi që i ndihmoi! I mori me makinë dhe…

31/08/2024 13:11
Foto ilustruese

Një 48-vjeçar është arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 26 gusht, ku në fshatin Dushnik, u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e drejtuesit të automjetit.

Nga hetimet e thelluara procedurale rezultoi se 48-vjeçari I.T. ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre.

Grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA