“Pse e nënshkruat marrëveshjen e emigracionit me Italinë”? Rama: Nuk i thoja dot “JO” Italisë dhe Melonit! Për shkak të historisë…

31/08/2024 12:10

Rama gjatë panelit në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb u pyet edhe për për marrëveshjen me Italinë për emigrantë, ku së pari Rama tha se Shqipëria nuk i thotë dot jo Italisë, ndërsa së dyti sipas tij kjo marrëveshje tregon se të gjithë jemi europianë dhe duhet të sillemi si të tillë.

Rama: Së pari se nuk i themi dot jo Italisë, nuk i thua dot jo as Melonit, por si themi sot jo Italisë për shkak të historisë dhe faktit se sa shumë ka qenë e pranishme për ne Italia kur kemi qenë në situata shumë të këqija. Së dyti, sepse jemi të gjithë europianë dhe duhet të sillemi si europianë edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e kësaj familje të përbashkët europiane.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA