Teksa kryeministri Rama po fliste mbi mënyrën se si duhet të sillet Bashkimi Europian me vendet që janë në proces anëtarësimi, moderatori i panelit, gazetari Ali Aslan i kujtoi se koha kishte përfunduar dhe ai duhet ta mbyllte diskutimin.
Këtu kreu i qeverisë, jo pa ironi, iu drejtua gazetarit duke i thënë se nëse një ballkanas ftohet për të diskutuar, koha duhet të zgjatet.
Rama: Europa nuk është më e re, është më e vjetra në glob. Nuk është më aq e pasur sa ka qenë. Ka pjesë të rajoneve të BE-së ku PBB po ulet. Europianët nuk janë të pritur të bëjnë shumë fëmijë, ndërkohë që të tjerët e bëjnë. Duhet krahu i punës. Europa ka nevojë për më shumë emigrantë nga ka sot, por në mënyrë të rregullt. TikTok në Kinë është i shndritshëm, shkëlqen. Gjithkush që hyn atje duket sikur jeton në parajsë. Ndërsa TikTok në Europë është një ferr. Europa po liberalizon median dhe lirinë e fjalës dhe kam shumë frikë që Europa do të përfundojë në një pozitë të tmerrshme nëse nuk do të jetë një dhe të flasë me një zë të vetëm. Si fitohet lufta në Ukrainë kur njëra palë është e angazhuar plotësisht, ndërsa palës tjetër i thuhet “po të japim këtë avionin, por duhet të fluturosh deri te ajo pjesa aty”. Pastaj u thuhet “duhet të luftoni dhe korrupsionin”.
Gazetari Ali Aslan: Jam i sigurt që vetëm ky panel mund të jetë një ditë e dytë e GLOBSEC…
Rama: Më duhet të them të njëjtën gjë që them gjithmonë, nëse ftoni njerëz nga Ballkani, duhet të zgjasni kohën. Në qoftë se doni memo, sillni nordikët, vendosuni 5 minuta, u japin memon dhe kthehen të akulli. Ne kur vijmë, ulemi, duam të diskutojmë, të argëtohemi. Sillni kafen turke, të shohim edhe të ardhmen te filxhani.
Aslan: Kryeministër…
Rama: Jeni gjermanizuar shumë miku im.
Aslan: Nuk mendon se është e gabuar kjo.
Rama: Të jesh shumë i gjermanizuar nuk është e gabuar? Është shumë e gabuar.
Aslan: Nuk mendoj se është gabim. Është koha të flasim për futbollin. Mendoj se është afërmendsh se sa herë ke kryeministrin Rama në skenë, gjithmonë kalojmë një kohë mjaft të këndshme. Është një kombinim i përsosur i përmbajtjes dhe argëtimit. Besojeni ose jo, kisha edhe më shumë pyetje.
Rama: Ku po shkon, çfarë do bësh?
Aslan: Jam këtu, kjo është mënyra ime për t’u thënë që seanca po përmbyllet. Është mënyra ime e thjeshtë, diplomatike që kjo seancë po mbyllet.
Top Channel