Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Policia argjentinase ka vënë në pranga një person të kërkuar në Itali prej katër dekadash për një rrëmbim të kryer nga Brigadat e Kuqe.
Bëhet fjalë për Leonardo Bertulazzi, i cili prej vitesh ishte refugjat në Argjentinë dhe rrezikon deri në 27 vite burg në Itali.
Bertulazzi, i cili tani është 77 vjeç, u dënua në Itali në vitin e largët 1970 në mungesë për rrëmbimin e Pietro Costa, një inxhinier ndërtimi anijesh nga një familje e pasur ndërtimi anijesh në Xhenova.
Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2002 nga policia e Buenos Aires kur hyri në vend nga Kili me një pasaportë false, por u lirua pas disa muajsh.
Atij iu dha statusi i refugjatit dy vjet më vonë, por vendimi u revokua kur presidenti i Argjentinës, Javier Millay, mori pushtetin vitin e kaluar.
Brigadat e Kuqe ishin përgjegjëse për rrëmbime dhe vrasje të shumta të zyrtarëve qeveritarë në vitet 1970 dhe 1980, duke përfshirë ish-sekretarin e Shtetit Aldo Moro.
Top Channel