Italiani përplas me makinë një të moshuar që po lëvizte me biçikletë në Shkodër! Si është gjendja e tij

31/08/2024 14:16

Një italian 30-vjeçar ka përplasur me makinë një të moshuar që po ecte me biçikletë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, ku italiani J.M i cili po lëvizte me makinën e tij, plagosi lehtësisht 68-vjeçarin N.N. I plagosur është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA