Helikopteri rus me 22 njerëz në bord zhduket pranë vullkanit në Lindjen e Largët (fotot)

31/08/2024 22:17

Një helikopter rus Mi-8 me 22 njerëz në bord është zhdukur në gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, njoftonin sot mediat vendase.

Agjencia Tass, tha se mjeti i përkiste linjave ajrore Vityaz-Aero që organizojnë udhëtime turistike në gadishullin panoramik, dhe është zhdukur gjatë vizitës në vullkanin Vachkazhets.

Një zëdhënës i kompanisë ajrore tha fillimisht se mjeti kishte tre anëtarë ekuipazhi, ndërsa një tjetër heliopter është duke kryer kërkime në rajon.

Agjencia federale ajrore ruse tha më vonë se 22 njerëz gjendeshin në bordin e mjetit të zhdukur.

Mediat perëndimore raportojnë se aviacioni rus është goditur nga sanksionet perëndimore pas konfliktit në Ukrainë dhe mungesës së pjesëve të këmbimit.

Në rajonin Kamchatka ku po fluturonte helikopteri është raportuar për mot me shikueshmëri të ulët e mjegull, edhe pse nuk kishte njoftime për avari nga mjeti ajror, shkruan agjencia TASS.

Grupe kërkimi ajrore e tokësore janë dërguar në luginën e lumit Bystraya ku besohet se ka fluturuar mjeti i humbur.

FOTO GALERI
1/3
Një helikopter rus Mi-8 me 22 njerëz në bord është zhdukur në gadishullin Kamchatka

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA