E reja u hodh nga kati i dytë i banesës pasi u dhunua nga i dashuri, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë
31/08/2024 12:22
Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Si pasojë e dhunës, ajo ka tentuar të vetëvritej duke u hedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonin.
Ngjarja la ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, ku dyshohet se 24-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Top Channel