“Do jemi me BE edhe kur ajo të zhduket”, Rama: Rusia ka shumë influencë në rajon dhe para se të jetë vonë, duhet të…

31/08/2024 11:49

Kryeministri Rama i cili ndodhet në Pragë në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, u shpreh i vendosur se do jetë me BE deri në fund edhe kur ajo të zhduket.

Ai shton se duhet më shumë punë në rajon pasi Rusia vazhdon të ketë një influencë tepër të madhe.

Rama: Ne jemi evropianë dhe do jemi me BE deri ne fund, siç ishim deri ne fund me Stalinin, do jemi me BE edhe kur BE të zhduket e të ndërtohet një tjetër BE. Ne jemi besnikë. Asnjë aktor tjetër si Rusia të na ndryshoje mendjen. Nuk është e njëjta gjë në rajon. Rusia ka shumë influencë në rajon dhe para se të jetë shumë vonë, duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe, duke nisur nga plani i rritjes i cili është një histori e re, për vendet qe nuk janë anëtare të nisnin të integrohen në mënyra të tjera në të gjithë organizmin e Europës. Mund të ndodhë edhe më shpejt sepse problemi më i madh është të bindësh opinionin publik që ne po pranojmë shqiptaret dhe pse kjo nuk është e lehtë. Është e rëndësishme të krijohen kushtet që sidoqoftë pjesëtarë të Ballkanit Perëndimor të jenë të integruar më shumë në Europë e pa qenë anëtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA