Kryeqyteti skocez mbulohet nga dëbora teksa moti i ftohtë përfshin Britaninë dhe Irlandën (fotogaleri)
23/11 18:50
Në zonën mes Prasonisi – Triopetra në Rethymnon të Kretës është gjetur e vdekur një 65-vjeçare gjermane e zhdukur prej ditës së djeshme.
Sipas mediave greke 65-vjeçarja u gjet pa jetë nga një zhytës privat dhe trupi i saj u transportua nga roje plazhi në portin e Agia Galinit.
Zhdukja e saj është denoncuar tek autoritetet nga bashkëshorti i cili ka raportuar se e ka parë për herë të fundit në mesditë kur ka dalë nga shtëpia ku ata jetonin dhe që atëherë i ka humbur gjurmët.
Ai i tha policisë se nuk e dinte se ku po shkonte gruaja e tij, ndërsa u tha se ekzistonte mundësia që ajo të kishte shkuar për të notuar në det. Autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkakun e vdekjes së saj, ndërsa kanë nisur hetimet.
Top Channel