Koalicioni “Bashkë Fitojmë” depoziton në Kolegjin Zgjedhor ankimin për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, kërkon shpalljen të pavlefshme

30/08/2024 14:00

Ashtu siç kishte paralajmëruar koalicioni  “Bashkë Fitojmë”,  iu drejtua Kolegjit Zgjedhor për të kundërshtuar rezultatin e Zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.

Megjithëse Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ  rrëzoi pretendimet e opozitës për proces të parregullt dhe i dha  fund shpresave për përsëritjen e zgjedhjeve duke konfirmuar fitoren e Vangjel Tavos me 1477 vota diferencë ndaj rivalit Petro Gjikuria,  koalicioni  “Bashkë Fitojmë “  ka vendosur t’i shkojë deri në fund betejës për Bashkinë Himarës.

Tashmë pritet që Kolegji Zgjedhor t’i japë fund sagës së konflikti politik për Bashkinë e Himarës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA