Një 75-vjeçar rrezikoi të mbytej në det këtë mesditë në plazhin e Semanit.

Sot rreth orës 12:40, gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”, në plazhin e Semanit, nga patrulla e Kufirit është konstatuar një shtetas rreth 200 m larg bregut që kërkonte ndihmë.

Menjëherë, shërbimet e Kufirit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të shtetasit K. K., 75 vjeç, banues në Fier, dhe së bashku me patrullën e Rendit Publik i është dhënë ndihma e parë.

Shtetasi K. K., u shoqërua me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA