40-vjeçari Saimir Sadiku, autori i dyshuar i vrasjes së një të riu dhe plagosjes së dy të tjerëve, u vetëdorëzua në polici pas më shumë se një muaji arrati.
Për Sadikun, Gjykata kishte caktuar “Arrest në burg” në mungesë për veprën penale “vrasje me dashje”.
Pasditen e 11 korrikut, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, 40-vjeçari plagosi me mjete prerëse 24-vjeçarin Adrian Pepkolaj, vëllanë e tij, Valentin Pepkolaj 32 vjeç dhe Shkelzen Kukaj, 45 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, humbi jetën Adrian Pepkolaj.
Ngjarja dyshohet se nisi me një debat për muzikën e lartë në lokal. Në sherr u përfshinë dy gupe të rinjsh të cilit dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit. Në përplasjen me njëri-tjetrin, ata kanë përdorur shishe qelqi dhe thika.
Top Channel