U plagos nga helika e gomones në Vlorë, ndërron jetën në Turqi ish-basketbollisti! Nuk përballoi operacionin e tretë

28/08/2024 12:12

60-vjeçari Alban Kukaviqi, i cili në muajin korrik u plagos nga helika një gomone që kishte kaluar tapat kufizuese në Vlorë, në zonën e Shën Janit, ka ndërruar jetë në Turqi.

60-vjeçari i cili kishte shkuar në pushime me familjen, pasi u plagos nga gomonia në këmbë, u nis drejt Turqisë për të marrë mjekim më të specializuar, por mesa duket gjeti vdekjen

Alban Kukaviqi një ish-basketbollist ka humbur jetën gjatë operacionit të tretë që po bënte për këmbën. Ai do vinte një protezë, por për shkak të dobësimit nga dy operacionet e para, ai nuk arriti të mbante narkozën.

Inspektoratit Shtetëror i Punës, ku Kukaviqi ishte punonjës, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllime familjarëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA