Një nënë nga Britania ka treguar një eksperiencë tronditëse që ka përjetuar gjatë pushimeve në Spanjë.
Sipas saj, një punonjës hoteli dyshohet se i ka hyrë në dhomë dhe i ka vjedhur të brendshmet. Gruaja, për të vërtetuar dyshimet e saj, ka regjistruar me një ipad se çfarë ndodhte në dhomën e saj.
Rara Armstrong, nga Gloucester, Angli, kishte qenë me pushime në Benidorm me djalin e saj 11-vjeçar. Që në fillim, ajo tha se nuk ndihej rehat kur një punonjës hoteli i kërkoi numrin e telefonit dhe i sugjeroi të shkonin për kafe. Pavarësisht refuzimit të saj, punonjësi i la një shishe Prosecco në dhomën e saj si një “falje”, gjë që e bëri atë të dyshonte më tej dhe vendosi iPadin e djalit të saj për të regjistruar atë që po ndodhte në dhomë ndërkohë që ajo dhe djali ishte jashtë për darkë.
Videoja tregon punonjësin duke hyrë në dhomë, duke gërmuar rrobat e saj dhe duke nxjerrë nga çanta e rrobave të brendshmet, të cilat dukej se i nuhaste para se t’i fuste në xhepin e pasmë. “U ndjeva e tmerrshme, sikur të ishte shkelur personaliteti im. Unë isha atje me djalin tim dhe ky njeri supozohej të ishte një punonjës hoteli”, tha Armstrong.
Takimi i saj i parë me nëpunësin ishte kur ajo shkoi në recepsion për të pyetur pse karta e dhomës nuk po funksiononte. Ai e kërkoi të dilnin për kafe dhe kur Armstrong nuk pranoi, ai i kërkoi numrin e saj. Ajo më vonë zbuloi se punonjësja kishte hyrë në llogarinë e saj OnlyFans, ndoshta duke përdorur informacionet që kishte përdorur për rezervimin e hotelit, për ta gjetur atë. Armstrong raportoi incidentin në një hotel, ku asaj iu dha një dhomë e re për natën e fundit të pushimeve të saj, përpara se të kthehej në MB të nesërmen.
Top Channel