Shiste lëndë narkotike dhe lëvizte me armë të ftohtë, arrestohet në Sarandë 25-vjeçari

28/08/2024 13:27

25-vjeçari me inicialet F.K. është arrestuar në Sarandë pasi u kap me një sasi lënde narkotik dhe me një thikë.

Policia raporton se nga ai janë sekuestruar lënda narkotike kanabis, një grirëse për lëndët narkotike, mjeti prerës (thikë) dhe 2 celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste ato në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA