EMRI/ Qëlloi me kallashnikov në drejtim të dy policëve, ekstradohet nga Parisi 37-vjeçari nga Shkodra
28/08/2024 18:36
Është ekstraduar nga Parisi drejt Shqipërisë 37-vjeçari nga Shkodra Shpëtim Karaj, i cili dy vite më parë qëlloi me kallashnikov në drejtim të 2 punonjësve të Policisë.
Ata të fundit i dhanë urdhër ndalimi, pasi lëvizte me automjet të vjedhur, po ai refuzoi dhe hapi zjarr.
Policia bën me dije se 37-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 2 punonjësve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, lëvizte së bashku me 2 shtetas të tjerë, me një automjet tip “Benz”, të vjedhur në Vorë.
Po ashtu 37-vjeçari akuzohet edhe si bashkëpunëtor për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera.
Top Channel