Mbledhja në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas sherrit masiv që ka ndodhur dy ditë më parë në Palasë, ku disa të rinj janë rrahur dhunshëm me njëri-tjetrin, teksa ndodheshin në një lokal.
Ai bëri thirrje që të merren masa për personat e përfshirë.
Sipas Braçes, personat e përfshirë janë llumi i shoqërisë që shkojnë në këto zona bregdetare vetëm për të treguar pushtetin e parave të tyre kriminale, të pakontrolluara nga autoritetet.
”Kam ca gjëra për të thënë për këtë llum; “sundimi i ligjit” nuk është dy llafe goje, është shumë më tepër se kaq!
E para – pastroni mjedisin publik nga këta. Këta nuk pushojnë, nuk janë në breg për pushime por për të treguar e imponuar statusin e tyre – VIPllëkun; këta dhe ato bashke me këta. Ambientet tona nuk mund të jenë ambjentet e këtyre, nuk mund të jemi bashkë kurrë!
E dyta – pastroni sektorin e shërbimeve nga ky model biznesi, në shumicën e tij edhe informal; është ky biznes që thërret këtë llum dhe paratë e këtij llumi; i përulem çdokujt në bregun e këtij vendi që shërben për njerëz normale, synon njerëz normal dhe respekton buxhetet e tyre, fiton në këtë mënyrë e ofron qetësi, argëtim e siguri njëherësh; ky është ambjenti jonë;
E treta – shumë bëjnë të gjithë bashkë, policë, hetues, prokurorë, gjykatës, kontrollore të tjerë që merren me pasuritë e politikanëve; po me paratë e këtij llumi dhe këtij modeli biznesi do merret kush? Këta pa para nuk janë asgjë, hiç, zero”, shkruan ndër të tjera deputeti socialist në Facebook.
Top Channel