27/12 15:13
Ndryshimi i radhës në kabinetin qeveritar vjen në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Në vendimet e qeverisë, të bëra publike këtë të mërkurë, njofton lirimi nga detyra i Enio Civicit, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Nuk dihet ende se kush do të zëvendësojë Civicin në këtë detyrë.
Civici ishte Zëvendësministër përgjegjës për fushën e agroturizmit dhe zhvillimit rural në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që prej tetorit të vitit 2021.
Ndërkohë, nga detyra është liruar edhe Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit. Ai ishte emëruar më datë 24 janar dhe tashmë në vend të tij në këtë detyrë është emëruar Rafail Milo.
Top Channel