I kërkoi 15 euro dhe nuk ia dha, 45-vjeçari dhunon gruan dhe djalin 3-vjeçar! I mituri përfundon në spital me…

28/08/2024 11:23

Një 45-vjeçar grek është dënuar me 2 muaj burg, pasi akuzohet për dhunë dhe kërcënim ndaj gruas së tij 30-vjeçare dhe djalit të tij 3 vjeç.

Ngjarja ndodhi të shtunën në shtëpinë e çiftit në Nea Jonia Magnesia, kur 45-vjeçari i kërkoi gruas së tij 15 euro dhe, kur ajo nuk ia dha, ai u tërbua dhe e goditi në sy të fëmijës. Më pas 45-vjeçari goditi djalin e tij 3-vjeç në shpinë për shkak të rrëmujës që kishte bërë në shtëpi. I mituri përfundoi menjëherë në spital me të nxira.

Në gjykatë i akuzuari u mbrojt nga nëna e tij, e cila argumentoi se ai po përballet me probleme psikologjike, por nuk e bindi gjyqtarin që e dënoi 45-vjeçarin me tre vjet e tre muaj burg, nga të cilët do të vuajë dy muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA