Kryetarja e Kuvendit takohet me disa prej ambasadorëve shqiptarë në botë, zbardhen diskutimet

27/08/2024 21:12

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, ambasadorin në Hungari, Ilirian Kuka, ambasadorin në Këshillin e Evropës, Dastid Koreshi dhe ambasadoren në Itali, Anila Bitri Lani.

Gjatë takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, Spiropali diskutoi mbi vijimin e bashkëpunimit të shkëlyqer të Kuvendit me Këshillin Kombëtar të Austrisë dhe aktivitetet në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy parlamenteve.

Me ambasadorin e Shqipërisë në Hungari, Ilirian Kuka, Kryetarja Spiropali diskutoi mbi intensifikimin e bashkëpunimit shumë të mirë parlamentar dypalësh, mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE gjatë Presidencës Hungareze si edhe kontributin e Hungarisë për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor nga vendet e Grupit të Vishegradit.

Ndërsa gjatë takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Dastid Koreshi, Spiropali shkëmbeu mendime mbi bashkëpunimin e Kuvendit me KiE dhe Asamblenë Parlamentare, ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve pas daljes së Shqipërisë nga sistemi i monitorimit të përhershëm të KiE si edhe vijimin e përpjekjeve dhe të lobimit për pranimin e Kosovës në KiE.

Me ambasadoren e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani, biseda u përqendrua në bashkëpunimin e Kuvendit me Dhomën e Deputetëve dhe Senatin e Italisë dhe mbështetjen e bashkëpunimit dypalësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA