“Shengeni po mbyllet”, Tanja Fajon në Tiranë: Për shkak të kërcënimeve që kemi në rajon

26/08/2024 14:55

Tanja Fajon ishte raporterja e posaçme e parlamentit europian për çështjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një forcë shtytëse për Shqipërinë, në lëvizjen pa viza në Zonën Shegen, gjë e cila u realizua në 5 Dhjetor 2010.

14 vite më pas është po Tanja Fajon ajo e cila nga konferenca e ambasadorëve në Tiranë, shprehu shqetësimin për të ardhmen e zonës Shengen.

“Një prej ngjarjeve që ka shënjuar karrierën time politike dhe të rajonit është ajo që bëmë për qytetarët tanë. Udhëtimi pa viza. Ne përballemi me të njëjtën sfidë sot sepse i trembemi faktit që Shengeni po mbyllet për shkak të kërcënimeve të ndryshme që ne kemi në rajon”, tha Fajon.

Duhet të punojmë fort theksoi ajo për pritshmëritë e të rinjve për tu çelur dyert.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA