Një 36-vjeçar u vu në pranga, pasi u kap duke futur medikamente pa licencë në vendin tonë, nga pika kufitare e Kapshticës.
Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSH-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, një autobus. Gjatë kontrollit
Sipas policisë, në pjesën frigoriferike të një autobusi, u gjetën 50 pako me medikamente, të pashoqëruara me faturë blerjeje. Shtetasi me iniciale E.S., pasagjer në këtë autobus, dyshohet se posedonte sasinë e medikamenteve për të cilat kërkohet licencë nga organet kompetente.
Ai u arrestua, ndërsa 50 pakot me ilaçe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Top Channel