Gjenden predha luftarake në pikën e grumbullimit të Kurum, u pikasën nga punëtorët

26/08/2024 16:29

Ditën e sotme janë gjetur disa predha luftarake të pashpërthyera në pikën e grumbullimit të skrapit në kompaninë turke Kurum Internacional.

Sipas korrespondentes së Top Channel Bruna Kërçyku predhat e vjetra artilerie janë gjetur nga punonjësit e skrapit në pikat e grumbullimit. Këto predha janë pikasur rastësisht nga punëtorët dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë incident.

Paraditen e sotme në pikën e grumbullimit të skrapit të kompanisë turke Kurum International sha janë gjetur disa predha luftarake të pashpërthyera, raporton  Balkanëeb.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe emergjencave civile dhe po hetohet për të zbuluar burimin se nga kanë ardhur aty.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA