Dosja e SPAK për AKSHI/ Karamuço në Top Story: Nuk ka asnjë provë që lidh rrëmbimin e Meçes me Agasin 12 persona janë vënë nën hetim pasi kanë zaptuar hapësirën publike në plazhin “Krorëz, duke ndërtuar pa leje 12 objekte të përshtatura si lokale/beach bar.
Në këto lokale ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë, duke fshehur të ardhurat dhe shmangur taksat.
Gjithashtu 300 çadra dhe 480 shezlongë të vendosura janë hequr dhe sekuestruar duke liruar hapësirën publike në plazhin “Krorëz”.
Ndërkohë nisi procedimi penal për 12 shtetas: B. I., 34 vjeç, A. L., 34 vjeç, V. A., 34 vjeç, A. I., 71 vjeç, I. H., 51 vjeç, E. R., 52 vjeç, A. K., 62 vjeç, Dh. M., 51 vjeç, A. T., 44 vjeç, A. R., 68 vjeç, Dh. K., 69 vjeç dhe M. V., 25 vjeç, të gjithë banues në Sarandë.
Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel