Ish-gruaja falsifikoi firmën dhe nxori djalin jashtë Shqipërisë, nis procedimi për dy noteret pas denoncimit të 38-vjeçarit
22/08/2024 11:32
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 44 vjeçar, me inicialet A. M., pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë).
Ndërkohë ka nisur procedimi penal për shtetasen A. H., 31 vjeçe, banuese në Lushnjë dhe për shtetasen F. I., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion notere.
Kjo pas një kallëzimi nga shtetasi R. S., 38 vjeç, pasi sipas tij ish-bashkëshortja e tij, shtetasja A. H., ka falsifikuar firmën e tij tek noterja, me qëllim që djali i mitur i ish-bashkëshortëve, të kalonte kufirin. Punohet për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.
Top Channel