Të dhënat e përftuara nga sonda robotike InSight e NASA-s tregojnë se nën sipërfaqen e Marsit mund të ketë një depozitë gjigande uji, e nuk është fjala vetëm për akull, por edhe për ujë normal.
Një analizë e re e informacioneve të siguruara nga misioni i Agjencisë Amerikane të Hapësirës që synonte regjistrimin e aktivitetit sizmik në Planetin e Kuq, tregon se Marsi është ende gjallë dhe se ujin atje nuk u avullua kur planeti humbi atmosferën e tij miliarda vjet më parë, apo të ishte i kufizuar në kapakët e akullit polar. Megjithatë, qasja në atë ujë është praktikisht e pamundur.
Nuk është një oqean sipërfaqësor, sepse uji shtrihet nëpër shtresa shkëmbi, duke filluar të paktën 11 kilometra nën sipërfaqen e planetit, shpjegojnë studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në San Diego dhe Berkeley. Sipas tyre, mes shkëmbinjve ka aq shumë ujë sa mund të mbulojë planetin dhe se më pas sipërfaqja e ujit do të ishte dy kilometra e thellë. Por as në Tokë nuk ka asnjë mundësi për të gërmuar 11 kilometra në thellësi, dhe për këtë arsye ka pak shpresë se një gjë e tillë mund të arrihet në Mars.
Në mungesë të një teknologjie të tillë shpimi, shkencëtarët analizuan të dhënat e valës për të kuptuar përbërjen e kores së planetit dhe materialin brenda. Këto të dhëna u mblodhën nga sonda “Insight” gjatë misionit të saj katërvjeçar, i cili përfundoi në dhjetor 2022. Ekspertët pohojnë se gjetja e ujit në thellësi të mëdha nuk do të thotë automatikisht se aty ka patjetër jetë, por e nënkupton mundësinë për të.
Top Channel