I premtuan emigrantit se do e kalonin në Mal të Zi, por e dhunuan dhe morën paratë, arrestohen dy persona

17/08/2024 10:06

Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi kanë dhunuar dhe grabitur një emigrant.

N. S., 21 vjeç, banues në Mallakastër dhe E. Ç., 26 vjeç, banues në Fier, i kishin premtuar një emigrant pakistanez se do e çonin në Shkodër, me qëllim që të kalonte kufitin ilegalisht për në Malin e Zi.

Ata ishin nisur nga Gjirokastra por e ndaluan në Fier, e dhunuan, i morën paratë që ai kishte me vete e më pas e lanë në rrugë.

Shtetasi nga Pakistani ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA