Autoritetet në Afganistan kanë festuar përvjetorin e tretë të rikthimit në pushtet me një paradë ushtarake në ish-bazën kryesore amerikane Bagram, që dikur shërbente si qendra e operacioneve gjatë luftës barbare 20-vjeçare.
Ushtria e SHBA u largua nga Kabul më 15 gusht 2021, ngjarje që qeveria aktuale e quan “Dita e Xhihadit Afgan”, ndërsa celebron 31 gushtin si dita e largimit të amerikanit të fundit nga Afganistani.
Në paradën në Bagram u shfaqën tanke të epokës sovjetike, mjete artilerie, avionë e autoblinda të lëna nga SHBA. Ndërsa parada u mbajtën në kryeqytetin Kabul, Kandahar dhe qendra të tjera te vendit.
Në videot e publikuara tregoheshin ushtarë afganë me uniforma e automatikë, si dhe motoçikleta të shumta ushtarake.
This is disgusting.
The Taliban held a MILITARY PARADE with the equipment that the UNITED STATES left during the horrific withdrawal from Afghanistan.
— Graham Allen (@GrahamAllen_1) August 14, 2024
Në paradë u mbajtën fjalime nga kryeministri Mohammad Hassan Akhund që e quante ngjarjen “fitore deçizive ndaj pushtuesve arrogantë ndërkombëtarë”.
The US spent 3 Trillion dollars, 2 decades of War and countless wasted lives
To replace the Taliban with the Taliban
3 years on the Afghans are celebrating their victory over the “greatest military on earth” The parades Armor, air force and weapons all provided by the USA pic.twitter.com/ttuNBLjPHE
— Chay Bowes (@BowesChay) August 14, 2024
SHBA dhe aleatët e saj erdhen në Afganistan prej vitit 2001 për të luftuar grupin “Al Kaeda” si pjesë e luftës ndaj terrorit.
Por në gusht 2021 një avancim i papritur i forcave talibane solli tërheqjen kaotike dhe evakuimin e forcave të Pentagonit, duke i dhënë fund fushatës 20-vjeçare ku u vranë dhjeta mijëra njerëz.
Top Channel