Denis Meçe, i arrestuar për vrasjen e 42-vjeçarit Eglantin Proga në Pogradec, rezulton të këtë një të kaluar të errët dhe është përplasur vazhdimisht më drejtësinë për shkak të shkeljes së ligjit.
Precedentët e tij penalë nisin prej vitit 2014 kur ishte vetëm 19 vjeç. Në atë kohe, Denis Meçe u ndalua nga policia pasi u konfliktua me stafin e një lokali buzë liqenit të Ohrit, pasi nuk pranoi të paguante faturë dhe pronari i lokalit e kallëzoi për shkatërrim prone.
Në vitin 2016, ai është ndaluar për veprën penale të kanosjes, në 2020-ën për “Plagosje te lehtë me dashje” dhe në vitin 2022 për “Prishje te qetësisë publike” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Sipas versionit zyrtar te ngjarjes që tronditi opinionin publik rezulton se, viktima Egli Proga dyshohet se në gjendje të dehur ka hyrë në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Autori i dyshuar Denis Meçe bashkë me dy persona të tjerë kanë qenë jashtë lokalit, edhe këta në gjendje të dehur. Egli Proga dyshohet se e ka ngacmuar Denis Meçen dhe dy personat e tjerë që ndodheshin me të.
Në ato momente 29-vjeçari Meçe është ngritur nga tavolina e tij dhe ka shkuar të sqarohet më të, por Eglantin Proga e ka sharë sërish dhe 29-vjecari e ka shtyrë dhe goditur 42-vjecarin Proga, i cili ka rënë në tokë.
Mes të dyve rezulton gjithashtu të mos ketë pasur konflikte në të kaluarën.
29-vjeçari Denis Meçe përmes avokatit të tij ka tentuar të zbusë masën e sigurisë duke ofruar garanci pasurore 10 milion lekë, por gjykata e Korçës e ka refuzuar, duke caktuar ndaj tij masën arrest me burg, me pretendimin se ka rrezikshmëri të lartë.
Top Channel