Besimtarët francezë rikthehen në burimet e mrekullueshme të Lourdes pas mbylljes disa vjeçare (fotot)

15/08/2024 21:15

Mijëra besimtarë kristianë janë mbledhur sivjet në burimet e mrekullueshme të Lourdes në jugperëndim të Francës, të njohura në botë për aftësitë e tyre shëruese, shpirtërore dhe fizike.

“Ndjehem sikur më është falur gjthçka e gabuar që kam bërë”, thotë 39 vjeçarja Julienne Zoungrana, që del e buzëqeshur nga vaskat e vendit të shenjtë.

Besimtarja katolike thotë se ka ardhur nga Parisi për të qendruar për katër ditët e kalendarit  të ‘Asumpsion’, festivali që shënon ‘ngjitjen’ në parajsë të Marisë, nënës së Jezusit.

Edhe shoqja e saj Gaelle, 40 vjeçe, miraton me kënaqësi: “Banja këtu të lehtëson, askush nuk mund ta shpjegojë, kjo vetëm provohet, është sikur të gjitha barrat brenda nesh t’i linim aty në atë ujë”.

Dy besimtaret shtojnë se është pelegrinazhi i tyre i tretë në qytet por i pari kur mundën të kryenin banjën.

“Ka një rivitalizim me këtë ujë, që shënon shenjtërinë e Lourdes”, thotë drejtori At Michel Daubanes, duke shtuar se më shumë se 7,000 besimtarë u regjistruan sivjet për pelegrinazhin. Prej 15 gushtit ata do të kryejnë banjën e shenjtë në pesë vaska të shenjta që janë të gatshme, nga 18 që ka i gjithë kompleksi.

“Ne kujdestarët e vaskave, kemi ujin e burimit ne vena që prej fëmijërisë sonë”, thotë Marie-Stéphane Berthe, menaxhere e vaskave të grave prej 35 vitesh, teksa thotë se shpërblimi që merr duke bërë punë e saj është i pamasë.

“Pritja dhe shoqërimi i vizitorëve këtu është një mënyrë përgjigjeje ndaj Virgjëreshës Mari. Është një procesi brendshëm i mrekullueshëm”.

Ajo shton më tej se vizitorët kërkojnë më shumë sesa paqen e tyre personale.

“Ata largohen me buzëqeshje dhe lot në sy. Burimi i Bernadette vjen nga fundi shpellës, sipas kërkesës së Virgjerësësh, pelegrinët pijnë dhe lahen me ujin e tij, kjo u pastron shpirtin, i shuan etjen dhe i karikon bateritë”, përshkruan intervistat rrjeti vendas AFP.

FOTO GALERI
1/11
Mijëra besimtarë kristianë janë mbledhur sivjet në burimet e mrekullueshme të Lourdes në jugperëndim të Francës, të njohura në botë për aftësitë e tyre shëruese, shpirtërore dhe fizike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA