Ka nisur këtë të mërkure testimi i informatizuar për maturantët që kanë zgjedhur të studiojnë në degën Mjekësi e Përgjithshme. Ky test është filtri që përzgjedh studentët më të mirë, pasi 70 % e pikëve grumbullohen nga matura shtetërore dhe 30 % nga testimi i sotëm
Të ndarë në grupe gjatë ditës së sotme janë testuar 240 maturantët parë. Test ky që zgjat 60 minuta .testi është hartuara me alternativa dhe maturantët i marrin përgjigjet në kohë reale
Janë mbi 2000 maturantë që janë regjistruar për tu testuar nga të cilët do të shpallen 430 fitues, ndërsa 70 kuota të tjera i takojnë studentëve nga Diaspora. Testimi i studentëve do të kryhet deri në datën 23 gusht sipas një kalendari të përcaktuar.
Studentët e Mjekësisë nuk do të nënshkruajnë kontratë që i detyron ata të ofrojnë shërbim shëndetësor pas përfundimit të studimeve në vendin e tyre e më pas të pajisen me diplomë. Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë nenet detyruese në ligj, por ligji nuk kaloi për miratim në parlament.
Top Channel