Tritoli që iu vendos lokalit në Shkodër/ Arrestohet njëri nga autorët, nipi i i Gjon Gjekës! Dalin pamjet e momentit kur hyn i maskuar

13/08/2024 10:16

Ngjarja e ndodhur në një restorant në plazhin e Rrjollit në Velipojë më 30 korrik, tashmë ka një autor.

Njëri prej tyre, i identifikuar si Erison Gjeka, 28 vjeç, është arrestuar nga policia e Shkodrës. Erison Gjeka është dhe nip i Gjon Gjekës, i njohur si i forti i trazirave të vitit 1997-98.

Policia ka publikuar edhe videon e momentit kur 28-vjeçari hyn i maskuar në restorant dhe i vendos lëndën plasëse.

28-vjeçari i arrestuar, sipas policisë është me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA