“Është vrasje në bashkëpunim”/ Motra e Egli Progës hedh akuza të forta: Shteti donte ta fshihte ngjarjen

12/08/2024 14:49

Mes lotësh, e motra e Egli Progës akuzon se vëllanë e saj e kanë vrarë në bashkëpunim dhe shteti ka fshehur ngjarjen.

Në një deklaratë për mediat, ajo thotë se për ngjarjen nuk ka thjesht një vrasës, por askush nuk pranon të flasë për atë që ka ndodhur.

Është vrasje në bashkëpunim, sështë vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim dhe shteti që ka pritur, e ka fshehur ngjarjen. Nuk ka patur shirita, makinat kalonin aty, njerëzit pinin kafe.

Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos guxojë askush të bëhet palë. Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më.

Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA