Ushtria e Ukrainës thuhet se ka arritur të depërtojë deri në 20 km thellësi në territorin rus, me mediat që shprehen se Vladimir Putin tashmë është i frikësuar nga sulmet e vazhdueshme.
Disa pamje të publikuara së fundmi tregojnë një grup të Forcave të Armatosura të Ukrainës duke festuar në fshatin Guevo në rajonin rus të shkatërruar nga lufta.
Një nga ushtarët shihet duke mbajtur flamurin ukrainas dhe duke e varur atë në një banesë, teksa një tjetër shihet që shkel me këmbë flamurin rus.
⚡️BREAKING: AFU soldiers plant a Ukrainian flag in the village of Guevo, the Kursk region of Russia
Earlier it was reported that the Ukrainians are gradually advancing in the region. pic.twitter.com/5ZrY6obAOS
— NEXTA (@nexta_tv) August 11, 2024
Mijëra ushtarë ukrainas kanë sulmuar kufijtë rusë që nga fillimi i “mini” pushtimit, i pari ndaj Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore .
Top Channel