Plagosi dy kushërinjtë e tij jashtë klubit të natës në Vlorë, arrestohet autori 19-vjeçar

11/08/2024 18:04

Pas një sherri për motive të dobëta jashtë ambienteve të një lokali nate në Vlorë, një 19-vjeçar ka plagosur me thikë dy kushërinjtë e tij, 39 dhe 23 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “1 Maji”, ku menjëherë më pas autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas disa orësh, policia ka mundur të lokalizojë dhe arrestojë autorit, teksa tashmë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA