23/11 16:03
Një helikopter është përplasur në çatinë e një hoteli në Cairns, Queensland, Australi, duke shkaktuar një evakuim masiv të zonës.
Siç raportohet nga Daily Mail, policia e Queensland rrethoi zonë përreth hotelit dhe evakuoi qytetarët. Nuk raportohet për të lënduar në hotel, por nuk dihet gjendja e personave që kanë qenë në bord.
Ndërkohë dy ditë më parë, një avion me 62 pasagjerë u rrëzua në bllokun e disa vilave në një qytet të Brazilit, ku si pasojë nuk pati asnjë të mbijetuar.
Top Channel