Merr përmasa të frikshme zjarri në Prespë, rrezikohet dogana e Goricës! Kërkohet ndërhyrje nga ajri
11/08/2024 20:50
Vazhdon të jetë alarmante situata e zjarrit në Prespë, për shkak të përhapjes në shumë drejtime. Nga informacionet më të fundit, mësohet se sipërfaqja e djegur i kalon 150 hektarë bimësi.
Gazetarja e Top Channel, Dhorjela Çule raporton se vatrat e zjarrit janë përhapur aq shumë sa kanë dalë nga kontrolli dhe rrezikojnë të përfshijnë edhe doganën e Goricës dhe fshatin Goricë e Madhe.
Nga ana tjetër, zjarri po merr edhe në drejtim të Pogradecit përgjatë Malit të Thatë. E vetmja alternativë duket se mbetet ndërhyrja nga ajri ndërsa pritet të vendoset në vijim se si do të ndërhyhet në zonë pasi rikujtojmë se me mjete rrethanore është tashmë e pamundur për të vënë nën kontroll flakët dhe për ti shuar ato.
Top Channel