Ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet, 75-vjeçari asfiksohet dhe ndërron jetë

10/08/2024 14:11

Një 75-vjeçar mbeti i vdekur pasi u asfiksua nga tymi në Skuth të Durrësit.

R. H., 75 vjeç, kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore. Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe 75 vjeçari në përpjekje për të fikur zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA