NATO paralajmëroi se do të përgjigjet ‘shpejt dhe ashpër’ nëse Irani dërgon në Rusi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi për t’i përdorur në Ukrainë.
Dhjetëra ushtarë rusë rus po trajnohen në Iran për të përdorur sistemin e raketave në fjalë Fath-360, pohuan për Reuters dy burime të inteligjencës europiane, duke shtuar se ata prisnin që republika islamike të dërgojë me qindra armë të tilla të drejtuara me satelitë për luftën e Moskës kundër vendit fqinj.
Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së pohoi megjithatë se Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre në NATO dhe partnerët e G7 ishin të përgatitur nëse Irani do të lëvizë me transferimin e armëve. “Kjo do të përbënte një përshkallëzim dramatik të mbështetjes së Teheranit për agresionin rus ndaj Ukrainës”, u shpreh zëdhënësi.
“Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar vazhdimisht kundër thellimit të partneritetit të sigurisë mes këtyre dy vendeve që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës”, shtoi ai.
Përfaqësuesit e ministrisë ruse të mbrojtjes besohet të kenë nënshkruar në kryeqytetin Iranian në 13 dhjetor një kontratë për Fath-360 dhe një sistem tjetër rakete balistike të ndërtuar nga Organizata e Industrive Hapësinore Ajrore në pronësi të Iranit (AIO), që njihet si Ababil.
Moska ka raketa të vetat balistike, por furnizimi me Fath-360 mund t’i lejojë asaj që të përdorë më shumë nga arsenali i vet për objektiva përtej vijës së frontit, teksa vë në funksionon kokat raketore iraniane për objektiva me rreze më të shkurtër veprimi, pohojnë ekspertë ushtarakë.
Top Channel