Autoritetet australiane kanë arrestuar një mësuese të martuar nga Sidnei për marrëdhënie seksuale me një nxënës në makinë.
Tyla Braley, 30 vjeç, u arrestua të martën dhe u akuzua, ndër të tjera, për sulm seksual ndaj një fëmije nën kujdesin e saj. Sipas dosjes së çështjes, 30-vjeçarja, e cila ishte martuar së fundmi, u arrestua kur oficerët mbërritën në shkollën e Sidneit ku ajo punon.
“Po shkoj në burg, apo jo? Do të humbas familjen, burrin, punën”, mësohet se ka thënë e tërbuar në polici, mësuesja.
30-vjeçarja akuzohet se i ka dërguar një video nxënësit të saj 17-vjeçar, ku shihet duke u masturbuar teksa dyshohet se ka marrë pilulën e mëngjesit pas seksit me djalin. Marrëdhënia e papërshtatshme filloi kur djali u miqësua me mësuesen në Snapchat dhe të dy filluan të shkëmbejnë foto në fillim të korrikut.
Hapi tjetër për Briley ishte të ftonte djalin në shtëpinë e saj ku ata ndanë puthjen e tyre të parë përpara se të shkonin në një dhomë ku ajo dyshohet se e masturboi atë.
Marrëdhënia e paligjshme e çiftit ndodhi një javë pas këtij takimi kur Briley i tha në shkollë se kishte një orë pushim nga mësimi. Djali u tha oficerëve se ndihej i detyruar t’i dërgonte mësueses fotografi erotike për ta mbajtur atë “të lumtur”.
Top Channel