Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve uron Spiropalin: Me mençurinë që ju karakterizon, do t’ia dilni mbarë si kurdoherë edhe në këtë detyrë

09/08/2024 11:37

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali mori mesazh urimi nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Përmes mesazhit, ai thekson se Spiropali do t’ia dalë mbanë me mençurinë dhe aftësinë që e karakterizon.

“E nderuar Znj. Spiropali,
Urime për zgjedhjen dhe emërimin Tuaj në krye të parlamentit shqiptar.
Kam bindjen se me urtësinë, mençurinë e aftësinë që ju karakterizon, do t’ia dilni mbarë si kurdoherë edhe në këtë detyrë me përgjegjësi të lartë.
Ju shpreh urimet e konsideratat e mia më të larta dhe ju siguroj se mbështetjen time dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane do ta keni përherë.
Zoti ju lehtësoftë çdo vështirësi, ju ndihmoftë në hapa të sigurta e ju nxjerrtë përherë faqebardhë!
Zoti ju bekoftë!
Amin!”, ka shkruar Spiropali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA