Rrjeti social TikTok do të heqë përfundimisht funksionin e fitimit të parave nga ky aplikacion në Francë dhe Spanjë, pas një presioni të bërë nga Bashkimi Europian.

Platforma TikTok Lite mbërriti në Francë dhe Spanjë, të vetmet vende të BE-së ku është e disponueshme, në prill të këtij viti. Përdoruesit mbi 18 vjeç mund të fitojnë pikë për shikimin dhe pëlqimin e videove, të cilat i shkëmbejnë me mallra si kuponë ose karta dhuratash (gift card) përmes një programi shpërblimi.

“Ne ia dolëm të tërhiqnim përgjithmonë programin TikTok Lite Reëards, i cili mund të kishte efekte të varësisë”, tha komisionari europian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.

TikTok Lite është një version më i vogël i aplikacionit popullor TikTok, i cili merr më pak memorie në telefonin tuaj të mençur dhe është krijuar për të punuar me një lidhje më të ngadaltë interneti.

TikTok u zotua ta heqë programin nga blloku 27-vendesh dhe të mos ekzekutojë “asnjë program tjetër që do të anashkalonte tërheqjen”, tha Komisioni Europian në një deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA