E rëndë në Tiranë! Tre persona marrin peng një 22-vjeçar dhe e dhunojnë në makinë! Familja kundërshtonte lidhjen e vajzës me të
02/08/2024 09:44
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku tre persona kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një djalë 22-vjeçar.
22-vjeçari është marrë me forcë nga një lokal ne Tiranë dhe më pas është dërguar në fshatin Shëngjergj ku është dhunuar.
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga dy vëllezër dhe një të afërm të tyre, të cilët akuzohen për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.
Sipas hetimeve paraprake, 22-vjeçari është dhunuar për shkak se ka pasur lidhje me vajzën e njërit prej autorëve dhe kjo lidhje kundërshtohej nga familja e saj.
Megjithatë autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel