Zjarr në Gjirokastër! Mund të kishte rezultuar fatale për dhjetëra prona dhe njerëz në fshatin Hundkuq, merret nën kontroll situata

01/08/2024 23:21

Një tjetër vatër zjarri u pikas nga vrojtuesit në njësinë Orie në Gjirokastër rreth orës 21:23 minuta.

Zjarri fillimisht përfshiu një parcelë me barëra e shkurre në fshatin Hundkuq, dhe kërcënonte të hynte në fshat për shkak të intesitetit të lartë të erës e për shkak edhe të bimësisë së dendur me pemë.

Në vendngjarje gjenden të gjithë efektivët zjarrfikës që janë duke e mbajtur nën kontroll zjarrin.

Operacioni do të vijojë deri në shuarjen e plotë të kësaj vatre.

Ky zjarr mund të kishte rezultuar fatal për dhjetëra prona dhe jetë njerëzish.

Edhe në këtë rast dyshimet janë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA